This collection of poems in Albanian, entitled “Kthimi” (The Return), contains 70 poems written by Irma Kurti, accompanied by the photographs taken by her sister, Iliriana Kurti. It includes lyrics about her parents, her country of origin, and the joy, pain, and nostalgia that accompany people at every step of their lives.
'Kjo përmbledhje me poezi, e titulluar “Kthimi”, përmban 70 poezi të shkruara nga poetja Irma Kurti, të shoqëruara me fotografi të bëra nga motra e saj, Iliriana Kurti. Libri përmban vargje për prindërit, vendlindjen, gëzimin, dhembjen dhe nostalgjinë që na shoqërojnë në çdo hap të jetës.
“Vargjet e Irma Kurtit janë të thjeshta, por të fuqishme; ritmi i tyre është frymëmarrja e shpirtit, dhe figurat artistike, të përzgjedhura, imazhe dhe portrete që flasin më shumë se çdo fjalë. Poetja Irma Kurti na tregon se edhe në botën e ftohtë dhe të larguar nga emocionet, ekziston një vend ku ndjenja, kujtesa dhe pasioni për artin mund të bashkohen në harmoni.
Poezia e Irma Kurtit është udhëtim i brendshëm dhe dritë në errësirë, një ftesë për të reflektuar mbi vetminë tonë dhe për të kuptuar se vetmia, kur përjetohet me ndjeshmëri, bëhet mjet për të kuptuar dashurinë, natyrën dhe artin.”
Teuta Sadiku
Kritike letrare dhe poete
Kthimi
- Irma Kurti, Iliriana Kurti
- All items are non returnable and non refundable

